Kryetari i FASK-ut në takimin e FIA CEZ

FASK 10 Shtator 2019 18:18

Kryetari i Federatës së Auto Sportit të Kosovës (FASK)  Ismet  Rexhepi është duke marrë pjesë ne takimin e FIA CEZ (Federata Ndërkombëtare e Auotmobilizmit – Zona e Evropës Qendrore) që po në Veronë. Pjesëmarrës në takim janë edhe përfaqësuesit e federatave tjera si Shqipëria, Austria, Kroacia, Serbia, Bosnje e Hercegovina, Maqedonia, Malta, Republika Çeke, Mali i Zi, Polonia, Sllovakia, Sllovenia dhe Italia!

Bashkë me Rexhepin ka qenë Gazmend Gashi, të cilët së bashku e përcollën garën e fundjavës në Formula 1, e cila u zhvillua në Monza, ndërsa kanë pasur shumë takime me zyrtarë, ish-kampionë e figura tjera të rëndësishme të automobilizmit botëror.