Kryetari i FC Drenicës surprizon futbollistët pas fitores ndaj Llapit

Futboll 18 Tetor 2020 09:21

Drenica ka marrë një fitore të madhe me rezultat 1:0 ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, shkruan Gazetasheshi.com.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Hysen Tahiri në minutën e 53-të të ndeshjes.

Drenica pas kësaj fitore është pritur nga kryetari, Iliri Veliçi ne një nga resturantët në Milloshevë, për të drekuar së bashku më lojtarët.

Me këtë fitore “kuqezinjtë” ngriten në kuotën e tetë pikëve, ndërkohë Llapi mbetet me një pikë në fundin e tabelës.

-->