Kryetari i FFK-së me bluzë “Gucci”, çmimi marramendës

Futboll 25 Korrik 2020 21:20

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi më fund është parë para një kamerë televizive. Ademi ka folur për televizionin “Klan Kosova” pas ndeshjes së zhvilluar ndërmjet veteranëve të futbollit dhe estradës së Kosovës, në nderim të legjendës Fadil Vokrri, shkruan Insporti.com.

Ademi në këtë prononcim të shkurtër ka kujtuar legjendën e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Kryetari i FFK-së, Ademi duket se ndjek modën pasi të veshur kishte bluzën e markës së njohur “Gucci”.

No description available.

Bluzën me mëngë të shkurtra të cilën e kishte të veshur, ka një çmim marrëmendës për standardin ekonomik të Kosovës.

Kjo bluzë në dyqanet e “Gucci” kushton 296 funta, që në euro i bie 324.95.

“Gucci” është ndër kompanitë më të famshme të veshmbathjes në botë.

Duket se kryetari Ademi është inspiruar nga djali i tij, Trim Ademi i njohur në publik me emrin artistik “Capital T”, i cili ka një këngë speciale për markën “Gucci”.

Vlera e kësaj kompanie në vitin 2020 sipas “Forbes” konsiderohet 17.63 miliardë dollar amerikan.

No description available.

Agim Ademi është dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 9 muaj burgim efektiv për detyrim në tentative në një rast në vitin 2012.

Gjykata e Apelit e kishte vërtetuar aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë e cila e shpallte fajtor Ademin. /Insporti.com/

-->