Kryeziu: I kam rënë shumë pishman, po ndjehem shumë keq

Nations League 11 Tetor 2018 23:12

Mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu, është shprehur i kënaqur me fitoren që e arriti Kosova ndaj Maltës me shifrat 3:1 në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, raporton Insporti.com.

Futbollisti i Zurichut, tha se Kosova luajti mirë, por pati edhe kritika. “Pjesa e parë ishte e mirë, fillimi i së dytës jo i mirë. Nuk bën të na ndodh ashtu. Me rëndësi që fituam në fund”, tha Hekuran Kryeziu për SuperSport Kosova.

Ai nuk do të mund që ti ndihmojë Kosovës ndaj Ishujve Faroe.

“E kam marrë edhe një karton të verdhë dhe i kam rënë shumë pishman pasi që nuk mund të luajë ndeshjen e radhës. Po ndjehm shumë keq”, shtoi gjakovari. /Insporti.com/