Kthehen emocionet e Championsit – sot këto ndeshje vendimtare

Futboll 05 Nëntor 2019 10:11

Ndeshjet e katërta të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve do të zhvillohen sot dhe nesër.

Në takimet që zhvillohet gjatë mbrëmjes së sotme, spika takimi mes Dortmundit dhe Interit.

‘Zikaltërit’ triumfuan në Milan ndeshjen e kaluar, ndërsa ekipi gjerman kërkon hakmarrjen sonte në ‘Sigal Iduna Park’. Të dy skuadrat kanë pikë të barabarta në grupin F, nga katër

Tjetër ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Chelseat dhe Ajaxit  – ekipet po ashtu kanë pikë të barabarta, nga 6, dhe do të luftojnë për pozitën e liderit.

Ndërsa, Barcelona pret Slavia Pragën në ‘Camp Nou’.

Më poshtë të gjitha ndeshjet që zhvillohen gjatë ditës së sotme.