Kthimi i Alfa Romeos në Formula 1 (VIDEO)

Formula 1 20 Shkurt 2018 12:31

Alfa Romeo sivjet është kthyer në Formula 1. Marka e famshme italiane që ka dominuar në fillimet e këtij kampionati në vitet e 50-ta dhe nuk ka qenë pjesë F.1 që nga vitet e 80-ta është kthyer si pjesë e ekipit Sauber.

Në fakt, Sauber do të vazhdojë të përdorë motorët e Ferrarit, por për dallim nga Aston Martin, që nuk ka rol në dizajnin e bolidit të Red Bullit, Alfa do të japë informata inxhinierike dhe asistencë teknike për ekipin zviceran.

Është e qartë se kthimi i Alfa Romeos ka më shumë vlerë emocionale sesa përmbajtësore, por kjo nuk e ka ndalur ekipin e Sauberi që të ridizajnojë tërësisht skemën e ngjyrave të bolidit, pikërisht duke u inspiruar nga logoja dhe ngjyrat e makës së automobilave nga Milano.

Vozitës të Sauberit këtë sezon do të jenë Marcus Ericsson dhe Charles Leclerc, kurse në modelin e bolidit të quajtur C37 të qarta janë ndryshimet në dizajn, që janë kryesisht rezultat i ndryshimeve të rregullave, gjegjësisht vendosjes së HALO-s dhe ndryshimit të dukjes dhe dimensioneve të pjesës së pasme të bolidit. /Insporti.com

-->