Kualifikohen Chelsea dhe Valencia nga grupi H

Futboll 10 Dhjetor 2019 23:08

Valencia e ka mposhtur Ajaxin në Amsterdam Arena me rezultat minimal, mjaftueshëm për t’i eliminuar ata nga Liga e Kampionëve.

Holandezëve i kryente punë edhe barazimit, por nuk e morën dot pasi takimi u vendos nga një gol i Rodrigo (24’) për ta çuar ekipin e tij përpara me pozitën e parë.

Në anën tjetër, Chelsea me një fitore të vështirë 2:1 ndaj Lille arriti të siguronte kualifikimin me vendin e dytë.

Kësisoj, gjysmëfinalisti i vitit të kaluar i kësaj gare do të luajë në Ligën e Evropës.

-->