KUJDES PAMJE TË RËNDA: Thyen këmbën brenda 10 sekondave të para të meçit

Sporte luftarake 25 Prill 2021 14:01

Luftëtari i UFC, Chris Weidman, ka pësuar një dëmtim të rëndë në spektaklin që u zhvillua në Florida.

Ndeshja e tij kundër Juraj Hall ka zgjatur rreth 10 sekonda dhe kundërshtarit nuk i është dashur që të bëjë asnjë goditje për të fituar përballjen.

Weidman provoi që të godiste kundërshtarin te këmbët, ndërsa Hall mbrojti veten. Menjëherë do të vinte ulërima e madhe nga Weidman i cili theu këmbën dhe përfundoi i shtrirë në dysheme. Duke e kuptuar më së miri problemin, Weidman as që guxoi për të parë gjendjen ku ndodhej. /Insporti.com/

-->