Kujtim Shala “thumbon” Andin Lokajn: Kur u bëre ti me i vlerësu yjet e futbollit

Futboll 27 Maj 2020 20:35

Legjenda e Dinamo Zagrebit, Kujtim Shala ka reaguar ndaj gazetarit Andin Lokaj, ku ky i fundit kishte hedhur akuza ndaj futbollistit duke u munduar të mbroj të bëmat e Agim Ademit në Federatë.

Shala ditë më parë kishte patur kritika të mëdha ndaj të patit të FFK-së, pasi që edhe pse i dënuar me nëntë muaj burg efektiv po vazhdon ta mbaj atë pozitë.

Në mbrojtje dhe si avokat i tij ka dalë Andin Lokaj që kritikuar futbollistin duke e bërë Ademin si “meritorin” kryesor të sukseseve të Kombëtares.

“Si do të kishte qenë e mundur që të krijohet ekip kaq i respektuar i Kombëtares si i joni që u krijua në një kohë rekord, pa menaxhimin mbrapa, pra pa ekipin e krijuar në krye me Presidentin Agim Ademi. Pa të dhe ndihmësit e tij kjo nuk do të ndodhte, normalisht që lojtarët janë kualitativ, por pa punën e Federatës ku do të ishin ata? Nuk do t’i njihte askush dhe ky është realiteti që po e mundon dikë”, ka thënë Lokaj.

Por Shala i është kundërpërgjigjur duke thënë se Andini po fol si të ishte bashklojtar i Maradonës dhe e ka siguruar se nuk ka pretendime për tu kyçur në FFK.

“Andin, pash Zotin, kur u bëre mi vlerësuar yjet e futbollit. Andin Lokaj, do me dal bashkëlojtar i Maradonës! Andin, pash Zotin, kur u bëre mi vlerësuar yjet e futbollit. Qe 5-6 vjet, me sa e dij këqyrë futboll! Tregoma karrierën si futbollist, se nuk pasmi ni për ty! Ta dijmë. E mu dhe Fadil Vokrrin na kanë vlerësu trajnerët e mëdhenj, si dhe futbollistët me nam botëror! Edhe nuk kam aspak pretendime të kyqem në FFK, mos u frikëso djalosh! Unë jetoj e veproj në Gjermani, e ju kryeni punën e zëdhënësit! Siç thonë në Gjakovë, hajt bac tu rrit mendja! Me respekt për dashamirët e miqtë e futbollit“, ka shkruar Kujtim Shala.

Shala vlerësohet si një ndër futbollistët më të mirë shqiptar. Ai ishte pjesë e Kroacisë në Kupën e Botës me 1998 ku fitoi medaljen e bronztë.

-->