Kujtoi se do ta puthte, ja reagimi epik i Salah ndaj gazetares spanjolle

Futboll 04 Qershor 2019 19:08

Isabel Forner, gazetarja spanjolle që po mbulonte festimet e Liverpool-it nga fusha e blertë e “Wanda Metropolitano”, pasi fitoi 2-0 finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Tottneham, më 1 qershor, iu afrua sulmuesit egjiptian në mënyrë që ta dëgjonte më mirë, midis gjithë zhurmës së madhe.

Salah mendoi se gazetarja iu afrua për ta puthur dhe u vu në siklet, madje reagoi, duke u largua paksa mbrapsht. Dihet se sa besimtar i devotshëm është egjiptiani, se ai agjëron për shumëçka tjetër në muajin e Ramazanit, jo më ta prishte rregullin nga një puthje.

Gazetarja, duke e kuptuar sikletin e sulmuesit, e kaloi situatën epike me një të qeshur…

-->