Kuka e argjendtë në Maroko, mposhtet në finale

Tokio2020 10 Mars 2019 17:43

Loriana Kuka e ka fituar medaljen e argjendtë në “Grand Prix Marrakech” në Maroko, pasi u mposht në finale nga xhudistja gjermane Anna Maria Wagner.

Kujtojmë se Kuka tregoi paraqitje briliante në rrugëtimin drejt finales duke mposhtur xhudiste si Sarra Mzougoui, Bernadette Graff dhe Luise Malzahn.

21-vjeçarja ishte xhudistja e vetme që e përfaqësoi Kosovën në këtë kompeticion.

Kuka, që garoi në kategorinë -78 kilogramë, fitoi medaljen e dytë për vitin 2019. /Insporti,com/

-->