Kuka e jashtëzakonshme, kalon në finale

Sporte luftarake 10 Mars 2019 14:16

Loriana Kuka është kualifikuar për në finale të “Grand Prix Marrakech” në Maroko, duke ia siguruar Kosovës medaljen e argjendtë.

21-vjeçarja është garuesja e vetme që përfaqëson Kosovën në këtë turne.Kuka në raundin e dytë fitoi ndaj Sarra Mzougui duke e hedhur në dysheme me ippon.

Kuka në çerekfinale u përballë me xhudisten austriake, Bernadette Graff, duke e fituar edhe këtë luftë me ippon, raporton Insporti.com.

Ndërsa në gjysmëfinale Loriana u përballë me xhudisten gjermane, Luise Malzahn.

Kuka në finale për medaljen e artë do të përballet me xhudisten tjetër nga Gjermania, Anna Maria Wagner.

Kuka është duke garuar në kategorinë -78 kilogramë. /Insporti.com/

-->