Kuka në finale të Grand Prix, i siguron medalje Kosovës

Sporte luftarake 31 Mars 2019 12:53

Loriana Kuka ka kaluar në finale të turneut të xhudos, Grand Prix, në Tbilisi, pasi e fitoi luftën me xhudisten franceze, Fanny Estella.

Kuka e ka të sigurt medaljen e argjendtë, por do të luftojë për medalje të artë në finale. Po në këtë turne, Nora Gjakova të premten fitoi medaljen e artë në kategorinë -57 kilogramë.

Xhudistja kosovare, Kuka, në finale do të përballet kubanezen, Kaliema Antomarchi, raporton Insporti.com.

Ajo në çerekfinale kundërshtare e kishte xhudisten holandeze, Ilon Lucassen, të cilën e mundi pa ndonjë problem të madh

Kuka, e cila është duke garuar në kategorinë -78 kilogramë, rundin e parë e kaloi pa luftë. /Insporti.com/

-->