Kuka reagon pas vdekjes së trajnerit të karatesë nga koronavirusi

Sporte luftarake 05 Korrik 2020 12:40

Dje ka vdekur trajneri i karatesë, Flamur Shasha, i cili nuk arriti ta mposhtë koronavirusin.

Pas lajmit për vdekjen e tij, ka reaguar trajneri i Judos, Driton Kuka.

Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar duke u ndjerë i tronditur nga lajmi i kobshëm për vdekjen e Flamur Shashës.

Ky është postimi i plotë:

“Pusho në paqe miku im Flamur!

Lajm i trishtë humbja jote,na tronditi të gjithëve.

Qyteti i Pejës sot humbi një ish sportist e trener të madh.

Do të kujtojmë gjithmonë e Diani po ec rrugës tande e po bahet sportist shembullor dhe do jetë krenar gjithmonë me veprat tua.”, thuhet në postimin e Driton Kukës.

-->