Kuka: Xhudistët vazhdojnë qëndrimin në Paris

Sporte luftarake 11 Shkurt 2018 18:11

Pas fitimit të dy medaljeve në Grand Slam Turneun e Parisit në Xhudo, ekipi kosovar do të qëndrojë edhe tri ditë në kryeqytetin francez në një kamp stërvitor.

Përzgjedhësi i Kosovës Toni Kuka, konfirmoi për Insporti se ekipi do të qëndrojë në Paris dhe se në Kosovë një pjesë e delegacionit do të kthehet të mërkurën, kurse një pjesë të enjten.

Fjala është kampin stërvitor, që është pjesë e kalendarit Unionit Evropian të Xhudos – EJU dhe që zhvillohet në kryeqytetin francez pas përfundimi tët Grand Slamit, gjegjësisht nga data 12 deri më 15 shkurt 2017.

Akil Gjakova në Grand Slamin e Prisit fitoi medaljen e art në kategorinë -73kg, kurse Distria Krasniqi fitoi të bronztën në kategorinë -52kg.

Grand Slam turneu i radhës në kalendarin e Federatës Botërore të Xhudos – IJF, është turneu i Dyseldorfit që zhvillohet pas dy javësh.

Përndryshe Kampionati Evropian i Xhudos, sivjet zhvillohet në Tel Aviv të Izraelit në fundjavën 26 – 28 prill 2018.

-->