Kundërshtarët e mundshëm të Rahovecit në FIBA Europa Cup

Superliga 18 Korrik 2019 08:55

Rahoveci do të debutojë në fund të këtij viti në kualifikime për edicionin e ri 2019/20 në FIBA Europa Cup.

Nënkampioni i Kosovës në basketboll është në mesin e 10 skuadrave tjera që do ta kërkojnë me një rund kualifikimin fazën grupore të kësaj gare.

Pesë nga 10 skuadrat do ta sigurojnë këtë fazë. Ndeshjet zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje, ndërsa ndeshja e parë luhet të mërkurën me 2 tetor ajo e kthimit një javë pas më 9 tetor.

Rahoveci do ta mësojë emrin e kundërshtarit javën e ardhshme më 24 korrik, në shortin që mbahet në Munih të Gjermanisë.

Në bazë të shortit, Rahoveci do të ballafaqohet më një nga këto pesë skuadra:

Dnipro(Ukrainë),ZZ Leiden (Holandë), Kersiyaka SK (Turqi), U-BT Cluj Napoca (Rumani) dhe Kataja Basket (Finlandë).