Kundërshtari që e mposhti Prishtinën, e turpëron Romën e Jose Mourinhos

Futboll 21 Tetor 2021 20:50

Jose Mourinho pëson humbjen më të thellë në karrierën e tij si trajner dhe kjo i ndodh në stolin e Romës përballë Bodo Glimt, kundërshtar ky që u mposhtë nga Fc Prishtina me rezultatin 2-1, në ndeshjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri”.

Verdhekuqtë, me Marash Kumbullën në fushë si titullar u turpëruan 6-1, duke lënë një shije shumë të keqe në këtë sfidë të zhvilluar në veri të Kontinentit të Vjetër.

Verdhekuqtë thuajse nuk ekzistonin në fushë, duke pësuar dy gola brenda 20 minutave të para me autorë Botheim dhe Berg. Goli i Perezit në minutën e 28-të dha përshtypjen e rreme se skuadra e Romës do të kthehej në lojë, por ndodhi krejt e kundërta.

Në pjesën e dytë shënuar me radhë Botheim, Solbakken, Pellegrino e sërish Bothein, më ketë të fundit që mori topin në shtëpi pasi e mbylli ndeshjen me tregolësh.

Një humbje për të vënë duart në kokë kjo e Romës, që gjithsesi nuk e rrezikon kualifikimin e klubit verdhekuq.

Rrezikon shumë edhe Tottenhami, që u mposht minimalisht në fushën e Vitesses me golin e Wittek.

Conference League (18:45)

Bodo Glimt – Roma     6-1

Vitesse – Tottenham   1-0

HJK – Maccabi Tel Aviv        0-5

Alashkert – LASK  0-3

Anorthosis – Flora       2-2

FC Copenhagen – PAOK      1-2

Feyenoord – Union Berlin   3-1

Maccabi Haifa – Slavia Prague   1-0

Mura – Rennes     1-2

Qarabag – K. Almaty    2-1

-->