Kundërthënie në FFK, ja çka thonë rregullat

Trepça ’89 është ankuar në FFK për futbollistin e skuadrës kampione KF Drita, Ardit Mustafën i cili është aktivizuar në ndeshjen e fundit ndaj KF Flamurtarit.
Drita në xhiron e kaluar ishte nikoqire e skuadrës së Flamurtarit në Gjilan, ndeshje në të cilën pësoi humbje 2:1.
Burime të Insportit bëjnë të ditur se pas vendimit të FFK-së për shkarkim të komisioneve, ka shkaktuar reagime të shumta.
Kryetari i ish kampionit të Kosovës, Abedin Zeka e konfirmuar anekesën duke thënë se në orën 16:25 ka dorëzuar ankesën dhe ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ta hetojnë deri në fund Dritën, shkruan Insporti.com.
Redaksia e Insportit nga burimet e saj merr vesh se 89shi ankesën e bazon ne nenin 50 te rregullave të garave.
Por, sipas rregullave të FFK-së, neni 28 i PG nuk ia ndalon aktivizimin lojtarëve nën 18 vjec në ekip të seniorëve, nëse ka ID te FFK-se, raporton Insporti.com.
Në ndeshje mund të paraqiten vetëm lojtarët të cilët janë të evidentuar-licencuar në FFK.Një ekip gjatë një edicioni – sezoni garues mundet ti licencojë më së shumti ; 35 lojtarë. Identifikimin e lojtarëve e bënë delegati i ndeshjes, në mungesë të tij, këtë detyrë e kryen, sipas Rregullores, gjyqtari kryesor i ndeshjes dhe ate para fillimit, gjatë dhe pas ndeshjës. Përfaqësuesit e ekipeve kanë të drejtë të vërtetojnë identitetin e lojtarëve të ekipit tjetër dhe ate para fillimit të ndeshjes. Për identifikimin e lojtarëve shërben ID kartela e lëshuar nga Federata e Futbollit e Kosovës”, thuhet në rregulloren e FFK-së.
Drita momentalisht ka 40 pikë, nëse i hiqen 9 sosh, atëherë do të mbetet në zonën barazh me 39 pikë. Ndeshjen e fundit e luan në udhëtim ndaj Ballkanit. / Insporti.com/