Kuota e “çmendur” në bastore për fitore të Feronikelit kundër TNS

Futboll 09 Korrik 2019 19:18

Feronikeli është gati për të bërë histori në Ligë të Kampionëve.

Pas triumfit në turneun para – eliminator në Ligën e Kampionëve kundër skuadrave Lincoln Red dhe Santa Coloma ka arritur të kualifikohet në rrethin e parë të garës më të fortë evropiane në nivel klubesh.

Kampioni i Kosovës në futboll sonte do ta zhvillojë një ndeshje tjetër të rëndësishme në garën më të madhe për klube në Evropë.

Image

 

Kompania ‘bet365’ fitoren e TNS e vlerëson me kuotën 1.45, ndërsa barazimi vlerësohet me 4.33. Ndërkohë, fitoren e Feronikelit e vlerëson me kuotën e madhe 7.00.

Djelmoshat e trajnerit Zekirija Ramadani do të tentojnë të kthehen në Kosovës me rezultat pozitiv, në mënyrë që në ndeshjen e kthimit të jenë më të qetë dhe të arrijnë kualifikimin historik për në rrethin e dytë. /Insporti.com.

-->