Kuota për barazim Joshua vs Parker është 34, kurse për nokaut do të befasoheni

Sporte luftarake 30 Mars 2018 16:58

Meçi midis Anthony Joshua dhe Joseph Parker zhvillohet për unifikim të titullit të botës në kategorinë e rëndë në boksin profesionist. Anthony Joshua është kampion aktual në versionet WBA, IBF dhe IBO, kurse Parker është kampion bote në versionin WBO dhe fituesi i këtij meçi do të mbajë titullin e kampionit të botës në të katërt këto versione.

Kjo ngjarje nuk mund të ju “ikë” bastoreve sportive pa bërë spektakël dhe mbase kuotat e bastoreve janë dëshmia më e mirë se çfarë favoriti është Joshua.

Por, për të gjithë ata që mendojnë se e dinë që meçi përfundon me nokaut, ka edhe shumë opsione varësisht nga rundi kur ndodhë nokauti. Për ata që besojnë se Parker do ta fitojë në KO në rund të parë kuotën e kanë 81, që i bie me 10 Euro mund të fitojnë 810 Euro dhe e njëjta kuotë është për nokaut të Parkerit në rundin e fundit.

Kuotë edhe më e çmendur është ajo që Joshua të fitojë më diskualifikim. Aty për një Euro të investuar do të merrni 101 Euro nga bastorja.

-->