Kuotat e bastoreve për ndeshjen Kosovë – Angli

Kombëtarja 17 Nëntor 2019 09:29

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e saj të fundit në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian “Euro2020”.

“Dardanët” janë nikoqir të  Anglisë në “Fadil Vokrri”, derisa ndeshja fillon prej orës 18:00.

“Tre Luanët” shihet si favorite e madhe në këtë ndeshje, derisa fitorja e saj e ka kuotën 1.44.

Ndërkohë, fitorja e Kosovës vlerësohet me 7.50, kurse barazimi me 5.

Kosova humbi shanset për kualifikim përmes kësaj kampanje pas humbjes nga Çekia të enjten, por sidoqoftë do të shpresojë që kualifikimin në Evropian ta sigurojë në vitin e ardhshëm përmes Ligës së Kombeve. /insporti.com/

Image

-->