Kupa e Afrikës: Eliminohet Algjeria, 1/8 e finales dhurojnë supersfida

Futboll 21 Janar 2022 09:30

Ka përfunduar faza e grupeve në kompeticionin më të rëndësishëm të kontinentit afrikan. Janë përcaktuar tashmë 16 skuadrat që do të vazhdojnë më tej aventurën e tyre në Kupën e Afrikës 2022.

Faza e grupeve ka dhuruar disa surpriza, pasi janë eliminuar nga turneu kampionët në fuqi të Algjerisë, si dhe skuadra e Ganës.

1/8 e finales do të sjellin disa përballje mjaft interesante, ku mund të veçohen sfidat Nigeri-Tunizi dhe Bregu i Fildishtë-Egjipt, transmeton oversport.

Skuadrat do të qëndrojnë 2 ditë pushim, për të rinisur më pas sfidat me eliminim direkt që do të përcaktojnë edhe tetë skuadrat çerekfinaliste.

-->