Kupa e Botës çdo dy vite, reagojnë Lewandowski e Mbappe

Futboll 28 Dhjetor 2021 13:30

Kylian Mbappe dhe Robert Lewandowski janë bërë dyshja e fundit e yjeve të futbollit që janë kundër planeve të FIFA-s për të ndryshuar Kampionatin Botëror.- Advertisements –

Plani në fjalë, i udhëhequr nga ish-trajneri i Arsenalit dhe shefi i Zhvillimit Global të Futbollit Arsene Wenger, parasheh që Botërori që zhvillohet çdo dy vite në vend të çdo katër viteve siç është zhvilluar zakonisht.

Por, që nga koha kur kjo ide u bë publike, shumica e lojtarëve kanë pasur reagime negative, dhe së fundmi kësaj liste i janë bashkuar edhe dy yjet Kylian Mbappe dhe Robert Lewandowski.

“Nëse Kupa e Botës do të zhvillohej çdo dy vite, do ta bënte këtë garë normale, dhe kështu nuk duhet të jetë. Brenda një sezoni, neve do na duhet të luajmë 60 ndeshje. Evropiani, Kupa e Botës, Liga e Kombeve, neve na pëlqen të luajmë por është shumë. Nëse njerëzit dëshirojnë të shohin kualitet, unë mendoj se neve na duhet pushim”, tha Mbappe.

Mendim të njëjtë me Mbappen kishte edhe ylli i Bayernit Robert Lewandowski.

“Kemi shumë ndeshje çdo vit, javë tejet të zëna. Nëse dëshiron t’iu japësh tifozëve diçka ndryshe, na nevojitet pushim. Duhet të shikojmë drejt së ardhmes, nëse dëshirojmë që Botërori të zhvillohet çdo dy vite, niveli do të zbresë. Është e pamundur për trupin dhe mendjen që të performojnë në të njëjtin nivel”, tha Lewandowski.

FIFA ka insistuar që kjo dëshirë për ta ndryshuar planin e Botërorit vjen nga gjeneratat e reja të tifozëve.

-->