Kupa e Botës çdo dy vjet, këto janë të rejat nga mbledhja e fundit

Futboll 20 Dhjetor 2021 21:55

Kupa e Botës çdo dy vite do të gjeneronte më shumë se 3.3 miliardë paund të ardhura shtesë gjatë një cikli katërvjeçar, u është thënë delegatëve në samitin global të FIFA-s.

FIFA ka propozuar ndryshimin si pjesë e një kalendari të rinovuar.

Të 211 shoqatat anëtare u ftuan në samit ndërsa debati mbi planin e Arsene Wengerit për të bërë Kupën e Botës çdo dy vite po intensifikohet.

UEFA, ligat kryesore të Evropës dhe organi drejtues i futbollit të Amerikës së Jugut, Conmebol, i kanë kundërshtuar planet.

Në takim u tha se FIFA vlerëson, mesatarisht, secila prej shoqatave kombëtare do të ndahen rreth 12.1 milionë paund në fonde shtesë, megjithëse metoda e saktë e shpërndarjes nuk u sqarua.

-->