Kupa e EHF: Rezultat për keqardhje, kështu humb skuadra kosovare

Champions League 16 Shtator 2018 13:39

Hendbollistet e Shqiponjës e kanë humbur me rezultat të lartë ndeshjen e tyre të parë në Kupën e EHF-së. Në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, Shqiponja pësoi nga SPONO Eagles e Zvicrës me rezultat 35:14. Pas pjesës së parë rezultati ishte 16:7 në të mirë të zviceraneve.

Në fakt edhe para ndeshjes ekipi zviceran vlerësohej favorit i madh dhe këtë e dëshmoi në lojë.

Shqiponja edicionin e kaluar bëri histori duke fituar titullin e parë të kampionit të Kosovës dhe kështu siguroi garimin në Kupën e EHF-së. Ndeshja e kthimit e rrethit të parë të Kupës së EHF-së mes Shqiponjës dhe SPONO Eagles luhet menjëherë të dielen (nesër) nga ora 14:00 në Gjakovë. Dy klubet janë pajtuar që dy ndeshjet të luhen përgjatë një vikendi në Gjakovë.

Shqiponja në tri edicionet e kaluara ishte paraqitur në Kupën Sfiduese dhe dy herë ia kishte dalur të kalojë nga një rival. SPONO Eagles ka përvojë dukshëm më të gjatë evropiane dhe poashtu ka në përbërje katër lojtare te huaja.

SPONO Eagles – Shqiponja 35:14 (16:7)

Shqiponja: E. Ferizaj, Basha, Gashi 2, Juniku, Goci, L. Ferizaj, Mehmeti 3, Nivokazi 1, Rudaku, Dobruna, Fazlija 4, Malaj, Goqi, Nuza, Berisha 1, Paci 3.

 

-->