Kupa e Italisë sot sjell përballje tejet interesante

Futboll 13 Janar 2021 11:00

Milani mbrëmë më shumë vështirësi arriti të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë pasi e mposhti Torinon dhe atë tek pas ekzekutimit të penalltive.

Sot në program janë tri ndeshje tjera tejet interesante. Fiorentina në fushën e vetë e pret Interin, i cili assesi nuk guxon të dështojë.

Napoli do të përballet me Empolin dhe duke e parë formën momentale pritet një kalim i lehtë tutje I napolitanëve, ndërsa mbrëmja është e rezervuar për Juventusin që ndeshet me Genoan.

Më poshte gjeni orarin e këtyre tri ndeshjeve:Image

-->