Kupa e Italisë i takon Juventusit, shkatërroi Milanin (VIDEO)

Futboll 09 Maj 2018 21:53

Juventus ka shkatërruar rivalin e vjetër Milanin, për të fituar Kupën e Italisë.

‘Zonja e Vjetër’ triumfoi me rezultatin e thellë 4:0, në finalen e luajtur në “Olimpico” të Romës.

Ekipi i Allegrit tregoi dominim total, duke fituar me katër gola të shënuar në pjesën e dytë.

Medhi Benatia (2), Douglas Costa dhe Nikola Kalinic (autogol), ishin golashënuesit për Juventusin.

Juventusi si fitues i Kupës do të fitojë 5 milionë Euro, ndërkaq Milani do të arkëtojë 3,8 milionë si ekipi finalist, përcjell Insporti pjesë nga hulumtimi i medieve në Itali.

Ky është titulli i 13-të i Coppa Italia për skuadrën nga Torino. /Insporti.com

-->