Kupa e Kosovës/ Llapi kalon në epërsi ndaj Gjilanit

Futboll 16 Mars 2022 14:48

Llapi dhe Gjilani po përballen në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës.

Ndeshja po luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, dhe kur po zhvillohen thuajse minutat e fundit të ndeshjes, më saktë në minutën e 85’të, Llapi ka realizuar për 1:0 me anë të Fazliut.

Llapajnët nuk është se po kalojnë nëpër një formë të mirë në BKT Superligën e Kosovës, pasi në tre takimet e fundit kanë dy barazime dhe një humbje.

Për një nuancë më mirë qëndron Gjilani, pasi në tre përballjet e fundit, ka marrë një fitore dhe dy barazime.

/Insporti.com

-->