Kupa Evropiane në xhudo sjell medalje të reja për Kosovën

Sporte luftarake 11 Mars 2018 16:54

Kupa Evropiane në xhudo që po zhvillohet në Uster të Zvicrës është gara e radhës ku xhudistet e Ksoovës morën medalje dhe oikë të reja për ngjitje në rang listat botërore.

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka (78Kg) ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane që u mbajt në Uster të Zvicrës

Sporti i Xhudos i ka sjellë edhe një tjetër medalje të Artë Kosovës, sepse Loriana Kuka ka triumfuar në Kupën e Botës në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Ajo për të arritur medaljen e Artë fitoi tre luftëra, fillimisht ndaj holandezes Ilona Lucassen, kurse në gjysmëfinale e mposhti me Ippon garuesen belge, Sophie Berger.

Në finale, Loriana ishte më e mirë se francezja, Valentine Marchand, të cilën e mposhti me wazari në sekondat e fundit të luftës.

Në postimin e tij në facebook, përzgjedhësi i Kosovës, Driton Kuka, pohoi se kjo garë është e veçantë sepse ish trajneri e tash asistenti i tij Sylë Kuka, ka qenë trajner i Lorianës në këtë garë.

-->