Kupa mbërrin në Romë – nis festa në Itali

Futboll 12 Korrik 2021 09:50

Italia feston sot dhe me të drejtë. “Azurrët” mundën që të fitonin finalen e Euro përballë Anglisë duke marrë për vete kupën e lavdishme. Dhe fitorja bëhet më e bukur kur arrihet në fushën e kundërshtarit, me stadiumin e mbushur plot me tifozët e tyre.

Festa nisi që mbrëmë për lojtarët e Italisë, kur iu drejtuan hotelit ku po qëndronin. Ditën e sotme ata i kanë hipur avionit dhe kanë mbërritur në aeroportin e Fiumicino-s. Me ta ishte edhe një “pasagjer” i ri, ndoshta më i rëndësishmi i viteve të fundit, Kupa e Europës.

Rreth 200 tifozë i pritën futbollistët në aeroport. Po ashtu duartrokitje pati edhe nga punonjësit e aeroportit. Pas mbërritjes futbollistët i janë drejtuar një hoteli. Pasdite ekipi i Mancini-t do të pritet nga Presidenti Mattarella dhe nga kryeministri Mario Draghi.

-->