Kuqezinjtë e Jakovës “shkollë” për tifozëritë e klubeve kosovare

Futboll 10 Shkurt 2019 13:07

Ka filluar ndeshja çerekfinale ndërmjet Vëllaznimit dhe Dritës në stadiumin e qytet të Gjakovës.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi do të kërkojë me çdo kusht fitoren, e cila e kualifikon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

E ‘lojtari i 12-të’ i Vëllaznimi është përkujdesur që të jenë në numër të shumtë, në përkrahje të skuadrës së zemrës së tyre.

Ultrasit e Vëllaznimit me fillim të ndeshjes shpalosen banerët e tyre dhe flamurët kombëtar, shkruan Insporti.com.

Tifozët e skuadrës gjakovare gjithnjë ka qenë në përkrahje të djemolshave të tyre, pa marrë parasysh se çfarë ndeshje është ajo.

Nuk mund të mungonin “Intelektualët’ e Dritës, të cilët njihen për dashurin e madh për klubin e tyre, të dy tifozëritë kanë krijuar një atmosfere të jashtzakonshme në stadiumin e qytetit të Gjakovës./Insporti.com

 

-->