Kuqezinjtë nisen drejt Turqisë

Futboll 10 Tetor 2019 13:22

Ekspedita e kombëtares shqiptare, sot ka marrë rrugë drejt Stambollit, ku kuqezinjtë do të ndeshen me Turqinë nesër në Sukru Saraçoglu.

Kuqezinjtë janë përgatitur në ditët e kaluara në Shqipëri dhe ka sinjale pozitive për një befasi të mundshme atje, derisa edhe selektori i Turqisë Senol Gunes ka thënë se me Shqipërinë është ndeshje finale, ku turqit s’duan të gabojnë.

Njëjtë, Shqipëria e ka mundësinë e artë që me një fitore të futet në lojë për kualifikim, pasi që do të arrijë kuotën e 12 pikëve dhe pastaj ka dy ndeshje në llogari të lehta, si Molldavia e Andorra, për t’u vendosur gjithça ndaj Francës në ndeshjen e fundit në shtëpi, që pritet të bëhet në Arenën Kombëtare.