Kur do të kthehet Zeneli në fushën e lojës?

Kombëtarja 13 Gusht 2019 20:45

Arbër Zeneli është duke bërë maksimumin që të rikuperohet në kohë rekorde. I lënduar në qershor në ndeshjen, Mali i Zi – Kosova, Zeneli pritet të mungojë deri në muajin janar të vitit 2020.

Por, mesfushori ofensiv i Reims, në videot e fundit shihet duke bërë maksimumin për një rikthim sa më të shpejtë në fushat e blerta.

Kujtojmë se Zeneli është golashënuesi më i mirë i Përfaqësueses së Kosovës me shtatë gola.