Kur do të rikthehen tifozët në stadiumet shqiptare?

Kombëtarja 16 Prill 2021 11:28

Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik Eugena Tomini, deklaroi se deri në pranverën e ardhshme do të jetë e vështirë që tifozët të rikthehen në stadium.

 “Jemi akoma herët për të gjykuar që të bëjmë ndeshje me tifozë. Aktualisht nuk është gjykuar që mund të hapen aktivitete të tilla dhe të kenë praninë e tifozëve. Imunizim masiv parashikohet të ndodh në pranverën e vitit tjetër, 3 muajorin e parë të 2022 dhe atëherë mund të rikthehen tifozët në stadium” deklaroi Zv.Ministria e Shëndetësisë, Eugena Tomoni.

Sa larg janë shqiptarët nga imuniteti tufës? Ja si përgjigjet Eugena Tomini  - ElbasaniPlus

Kujtojmë se momentalisht si në Kosovë edhe Shqipëri aktivitetet sportive zhvillohen pa prezencën e tifozëve për shkak të masave parandaluese të COVID-19.

Duhet ta cekim se, UEFA ka lajmëruar se në Kampionatin Evropian të Futbollit që pritet të zhvillohet nga data 11 qershor deri në 11 korrik, do të lejohet që stadiumet të presin tifozë deri në 25% të kapacitetit të tyre. /Insporti.com/

-->