Kur Federeri takoi Serenën

Tenis 02 Janar 2019 21:55

Roger Federer dhe Serena Williams janë lojtarët më të mirë të tenisit në histori, sipas statistikave zyrtare dhe sipas shumë ekspertëve të këtij sporti.

Kue dihet kjo, nuk është çudi pse takimi direkt i tyre në fushë, ka qenë ngjarje për të cilën kanë raportuar mediat nga e gjithë bota.

Fjala është duelin ndërmjet ekipeve të Shteteve të Bashkuara dhe Zvicrës në garën Hopman Cup, me të cilën tradicionalisht hapet sezoni dhe për dallim nga Davis Cup, në këtë garë parashihet edhe dueli i çifteve të përziera (mixed doubles), transmeton Insporti nga ueb faqja zyrtare e kësaj gare.

Federeri e kishte partnere Belinda Bencicin, kurse partner i Serenës ishte Frances Tiafoe, në turneun që po zhvillohet në Perth të Australisë dhe pjesërisht shërben edhe si përgatitje për Grand Slamin e parë të sezonit, Australian Open, që zhvillohet në Melburn.

Në turne marrin pjesë tetë shtete, që përfaqësohet me nga dy lojtarë, nga një të secilës gjini, kurse finalja është në program më 5 janar, raporton Insporti.

Përndryshe Roger Federer dhe Serena Williams, së bashku ndërmjet vete kanë 43 Grand Slam turne të fituar për më shumë se dy dekada sa janë në majë të tenisit botëror.