Kur frustrimi tejkalon kufijtë – humb 40 sekonda për ta vënë topin në këndore

Futboll 14 Mars 2019 18:36

Momenti kur një futbollist i frustruar lufton për 40 sekonda kundër erës për ta vënë topin në këndore, është kapur nga kamerat dhe ka fituar vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Lojtari i Fylde, Nick Haughton me vështirësi të jashtëzakonshme arriti të godasë topin nga këndi, në fitoren 4-2 të së martës kundër Harlepool, transmeton Insporti.

Pamjet tregojnë Haughton duke u përpjekur vazhdimisht që ta vendos topin në vijën këndore, por era e fuqishme nuk e lejon atë asesi që ta kryejë detyrën me sukses.

Pas disa tentativave, ai bën një gropë me këmbë dhe në fund arrin të lansojë gjuajtjen në zonën e kundërshtarit.

Fatkeqësisht, përpjekjet e tij nuk u shpaguan pasi portieri e grushtoi topin jashtë rrezikut.

Shikoni videon e mëposhtme. /Insporti.com/