Kur nisen për në Tokio, dhe çfarë presim nga atje – flet skitarja Kiana Kryeziu

Sporte të tjera 26 Janar 2022 13:40

Dikur vetëm nevojë për ta siguruar ushqimin, kurse sot në botën bashkohore, skijimi krahas të qenurit aktivitet rekracional, ai poashtu vargohet në radhën e sporteve ndër më kompetitive në mbarë globin, përfshirë edhe Kosovën.

Ndërsa, ky sport tek ne e gëzon reputacionin solid falë arritjeve të 17 vjeçares, Kiana Kryeziut.

Kiana në një prononcim për Insporti, ka zbuluar detaje lidhur me përgatitjet para se të nisen për në Tokio.

“Përgatitjet për Olimpiadë i kemi bë në Itali e Austri dhe pak në Zvicër gjatë vitit të kaluar. Për momentin jemi të izoluar dhe po presim rezultatet e testit. Po presim këto ditë me u nisë”- tha Kiana për Insportin.

Olpimiada do të nisë më 4 shkurt me ceremoninë e hapjes dhe do të përfundojnë më 20 shkurt. Sportistët e pranishëm do të konkurrojnë në 15 sporte, teksa në lojë janë 109 medalje të arta.

Lidhur me atë se çfarë duhet të presim nga skitarja jonë në Olimpiadë ajo u përgjigj kështu: “Nga Kiana duhet të prisni një paraqitje sa më të dinjitetshme, sa më të mirë që me rëndit Kosovën ne lista sa më të sukseshme”.

Skitarja nga Prishtina, Kiana Kryeziu është vajza e parë që do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore, dhe kjo e bën shumë të lumtur atë.

“Për mu është privilegj dhe kënaqësi që jam femra e parë. Kjo veç e shton atë ndienjen e gëzimit”- përfundoi ajo.

Ndryshe, Kiana, 17-vjeçare është zgjedhur këtë vit nga KOK-u pjesë e listës prej 24 bursistëve “Shpresa Olimpike 2021”, që do të marrin bursa mujore nga KOK-u gjatë tërë vitit 2021.

/Insporti.com

-->