Kur plas skandali i kurdisjeve, Presidenti i FIFA-s në Tiranë

Futboll 26 Shkurt 2018 19:50

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, së shpejti do të vizitojë Shqipërinë. Mediat shqiptare kanë lajmëruar se gjatë takimit të sotëm në Bratisllavë, gjatë punimeve të Kongresit të UEFA-s, kreu i FIFA-s pranoi me kënaqësi ftesën e Presidentit të FSHF-së për të vizituar Shqipërinë në një kohë shumë të shpejtë.

Pas mesazhit zyrtar, Presidenti i FIFA-s përcolli urimet te Presidenti Duka për rizgjedhjen, por edhe për një proces zgjedhor me standarde dhe të vlerësuar maksimalisht.

Përndryshe futbolli shqiptar është goditur nga nja skandal i madh i kurdisjeve që ka bërë që KF Skënderbeu të hetohet për kurdisjen e më shumë se 50 ndeshjeve në gara vendore dhe ndërkombëtare, për të cilat hetuesit e UEFA-s, në raportin e tyre me mbi 90 faqe, kanë kërkuar masa drastike dhe dënime të rrepta ndaj klubit.

-->