Kur Povetkin e futi mes litarëve të ringut boksierin sirian, pasi u mposht nga Wladimir Klitschko

Boks 22 Mars 2021 16:45

Boksieri rus, Alexander Povetkin është një nga luftëtarët më të rrezikshëm në peshat e rënda.

Por një nokaut i veçantë (disfata e tij e parë) do të mbetet gjithmonë në mendjen e boksdashësve.

Pasi pësoi disfatën e tij të parë me Wladimir Klitschko në vitin 2013, Povetkin nuk hoqi dorë duke u përballur me boksierin sirian, Manuel Charr pas tri viteve.

Povetkin e mposhtii Charr-in në raundin e shtatë, duke e lënë të binte midis litarëve të poshtëm.

Ndryshe, i vetmi person që ka mposhtur Povetkin është Anthony Joshua në vitin 2018.

Teksa, Povetkin ka triumfuar ndaj pretendentëve si; Carlos Takam, Johann Duhaupas, David Price, Mike Perez, Mariusz Ëach dhe madje Hasim Rahman. / Insporti.

-->