Kuriozitet / Ja sa u shit një top golfi i Tiger Woods

Sporte tjera 17 Prill 2018 08:49

Tiger Woods cilësohet si njëri prej lojtarëve të golfit më të mirë në histori të këtij sporti dhe njëra nga sportistët më të pasur në botë.

Se sa i popullarizuar ka qenë dhe është ende Tiger Woods, e dëshmon edhe fakti se me çfarë çmimi u shit një top golfi i tij.

Një top golfi që i kishte takuar Tiger Woods, u shit online për  plotë 24.660 euro.

Pasioni për golfin dhe çmenduria pas këtij sporti, ka bërë që një i apasionuar pas këtij sporti të paguajë shumën e cekur për një top Nike të golfit që i kishte takuar Tiger Woods dhe ishte përdorur nga ai në vitin 2005, kur Woods fitoi në “Augusta Masters”. /Insporti.com

-->