Kurir: Ja si provokuan shqiptarët në ndeshjen HJK – Crvena Zvezda (VIDEO)

Futboll 31 Korrik 2019 22:01

Mediet serbe kanë shkruar se njjë grup provokatorësh shqiptarë kanë shkaktuar kaos në ndeshjen HJK – Crvena Zvezda, e vlefshme për kualifikime në Ligën e Kampionëve. Sipas Kurir.rs, ata kanë hyrë në tribuna me flamuj të Shqipërisë dhe të “ashtuquajturës: Kosovë.

Gjashtë prej tyre kanë filluar të gjuajnë në drejtim të gazetarëve serbë dhe delegacionit të Crvena Zvezdas.

“Nënën ua q.. Th… Çetnikë…” kanë bërtitur shqiptarët”, shkruan Kurir, përcjell Insporti.com.

Sipas gazetës serbe, ata janë larguar me të reaguar të delegacionit serb, ndërsa më pas janë angazhuar edhe “Delje”, grupi i tifozëve të skuadrës beogradase.

Gjithnjë sipas Kurir, shqiptarët pas intervenimit të sigurimit janë zhvendosur në një pjesë tjetër të tribunës, ndërsa tre prej tyre, me shall të Helsinkit kanë qëndruar në afërsi të zonës së gazetarëve.

“I vetmi qëllim i shqiptarëve ishte provokimi, por ky fakt absolutisht nuk u vu re nga finlandezët”, vazhdon mediumi serb./Insporti/