“Kurora” e Britanisë së madhe i takon Groves

Boks 17 Shkurt 2018 23:18

Në super meçin në kategorinë e mesme ka fituar George Groves.

Meçi të cilin mediat britanike po e quanin “Battle for Britain” duke iu referuar betejës legjendare nga Lufta e Dytë Botërore, ka qenë sfida e parë pas një kohe të gjatë ku dy boksierë britanikë luftojnë për një titull bote.

Ngjarja është zhvilluar në Mançester dhe është vlerësuar si meçi kryesor i muajit në boksin profesionist.

Në ring Eubank JR hyri me këngën e Dr.Dre dhe Snoop Dogg “Still Dre” ndërsa Groves ishte nën përcjellje të këngës “Spitfire” nga grupi legjendar Prodigy.

Në duel për trofeun “Mohamed Ali” në kategorinë e mesme, të dy boksierët hyrën të shtrënguar, në gjendje për të dhënë nokdaun që në raundin e parë të meçit.

Raundet në vazhdim ishin të balancuar, ku pamë dy boksierët duke sulmuar njëri tjetrin me gjithë forcën. Edhe pse Eubank JR ishte më agresiv gjatë ndeshjes ishte Groves që me mençuri godiste kundërshtarin për të marrë pikët e nevojshme për të fituar meçin.

Në raundin e 8-të të këtij dueli të dy boksierët sa nuk rrëzuan njeri tjetrin me goditje të forta, mirëpo të dytë shpëtuan nga rënia e gongut.

Meç i përgjakshëm i zhvillua, të dy boksierët ishin të pa mëshirshëm. Madje edhe gjyqtari ishte përgjakur.

Goditje të rëndë pësoi Eubank Jr në raundin e 11-të nga Groves. Ai mezi u mbajt deri në fund të këtij raundi dhe shpëtoj pa u rrëzuar në ring.

Raundi i fundit (12-të), zuri të dy boksierët të rraskapitur, të cilët mezi qëndruan në këmbët e tyre mirëpo dëshira për të fituar i mbajti deri në fund ata.

Çfarë fundi ishte… Groves dhe Eubank JR nuk u ndalen deri në sekondat e fundit duke i dhënë goditje njëri tjetrit dhe nuk kishin ndërmen të ndalen. Ata i ndali gongu!

Në fund, gjyqtarët pas 12 raundeve vlerësuan me pikë fitues, George Groves. /Insporti.com

 

-->