“Kurrë nuk do të nënshkruaj përfundimin e sezonit të futbollit”

Futboll 30 Prill 2020 09:00

Gabriele Gravina ka deklaruar se kurrë nuk do të nënshkruaj për të ndaluar sezonin.

President i Federatës së Italisë thotë se në rast se anulohet ky edicion, atëherë ky gjest do të ishte “vdekja e futbollit”.

“Për sa kohë që unë jam President i FIGC, kurrë nuk do të ndal sezonin sepse kjo do të ishte vdekja e futbollit italian,” tha ai.

“Unë mbroj interesat e të gjithëve kështu, përsëris, unë refuzoj të nënshkruaj një mbyllje totale, përveç nëse nuk ekzistojnë kushtet dhe rrezikohen pjesëmarrësit. Me një mbyllje totale, liga do të humbiste 700-800 milion euro. Nëse do të luanim pa tifozë, humbjet do të ishin 300 milion euro, dhe nëse do të rifillonim me tifozët, humbjet do të arrinin në 100-150 milion“, përfundoi Gravina.

-->