Kurzawa në bisedime me Arsenalin

Futboll 19 Janar 2020 15:14

Arsenali është afër arritjes së marrëveshjes me mbrojtësin francez, Laywin Kurzawa, shkruan Insporti.com.

Mbrojtësi i krahut të majtë këtë sezon ka humbur vendin në formacionin e PSG dhe me Kampionatin Evropian në horizont, ai dëshiron të ketë minuta më shumë.

Këtë i ka garantuar klubi anglez Arsenal që tash e disa ditë janë në bisedime me të.

27-vjeçari ka një kontratë deri në fund të sezonit me parisienët, por sipas medieve angleze, futbollisti që ka arritur një marrëveshje paraprake me Topçinjtë, dëshiron që të kalojë që në janar nën urdhrat e trajnerit Arteta.

Por, PSG nuk dëshiron ta shesë atë pa gjetur zëvendësimin e tij. Pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë në klubin francez e zotëron Juan Bernat.

Kurzawa deri më tani është paraqitur në 11 ndeshje, gjashtë prej tyre si titular./Insporti.com/

-->