Kush do të jetë gjyqtari i ndeshjes Feronikeli – Milan? Flet organizatori

Futboll 24 Qershor 2019 10:17

Më dhjetë gusht do të zhvillohet miqësorja historike ndërmjet kampionit të Kosovës, KF Feronikelit dhe klubit italian, AC Milan, shkruan Insporti.com.

Kampioni i Kosovës në futboll, KF Feronikeli ka arritur marrëveshje me klubin italian për të zhvilluar një miqësore në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo marrëveshje ditë më parë u konfirmua nga presidenti i “Niklit” Naser Ramaj dhe organizatori i ndeshjes, Agron Selim.

Të dielën më mediet shqiptare doli lajmi se drejtësinë e kësaj miqësore do ta ndaj gjyqtari shqiptar, Bekim Zogaj, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.

Insporti ka kontaktuar me organizatorin, Agron Selimi i cili për e ka mohuar duke thënë ende nuk është vendosur se cili gjyqtar do të ndaj drejtësinë.

“Ende nuk kemi biseduar për gjyqtarët. Ne nuk kemi biseduar me Zogaj që ai të vij dhe të ndaj drejtësinë”, ka thënë Selimi për Insportin.

Zogaj është gjyqtar anësor në Superligën e Zvicrës. Ai ka ndarë drejtësinë edhe në Ligën e Kampionëve dhe atë Ligës së Evropës.

Milani do të jetë skuadra e parë e madhe që do të zhvillojë një ndeshje me ndonjë ekip nga Kosova. /Insporti.com/

-->