Kush e zotëron kartonin e Atdhe Grajqevci?

Futboll 29 Janar 2020 18:30

Llapi në afatin kalimtar të janarit ka qenë mjaftë aktiv, duke transferuar dhe larguar futbollistë. Javë më pari klubi llapjan transferoi mesfushorin Atdhe Grajqevci, madje e prezantuan, shkruan Insporti.com.

Grajqevci futbollist i Llapit ishte vetëm për pesë ditë. Ishte vetë Grajqevci që njoftoi për largimin e tij të befasishëm dhe tregoi se do të kthehet te klubi me të cilin e filloi karrierën, KF KEK-u.

Ai kishte nënshkruar kontratë tre vjeçare, e cila nuk u zbatua asnjëherë.

Nuk vonoi shumë, reagoi edhe Llapi. Në faqën e tyre zyrtare njoftua se Atdheu është huazuar për gjashtë muaj te KEK-u, për shkak të një lëndimi.

Megjithatë, Insporti mëson nga burime të afërta me klubin llapjan, se Atdhe Grajqevci nuk është i huauzar por përfundimisht është larguar nga Llapi. Pra, kartonin e tij e zotëron KEK-u.

Insporti ka kontaktuar me trajnerin Tahir Batatina, për çështjen e Grajqevcit.“Atdheu ka pas një lëndim, duke ia pa mundësuar pjesëmarrjen në fazën përgatitore dhe jemi pajtuar me të, që ai të huazohet te KEK-u. Arsyeja tjetër është që te Llapi ka shumë konkurrencë dhe nuk do të kishte minuta. Ne kemi një marrëveshje me të, në rast se ai bënë një numër të paraqitjeve, atëherë ai do të kthehet në qershor. Ai kishte problem ligamentin e gjurit”.

 

 

Grajqevci ka kaluar problemet me lëndime dhe ka bërë paraqitjen e parë për “elektricistët”.

Mesfushori 21 vjeçar në gjashtë muajt e parë ishte pjesë e Drenicës, ndërsa ka qenë edhe pjesë e KF Prishtinës. /Insporti.com/

Batatina konfirmon transferimin e ish mesfushorit të Prishtinës

-->