“Kush është Barcelona?” – video e Kloppit bëhet virale pas ndeshjes

Futboll 08 Maj 2019 10:21

Një video e Jurgen Kloppit nga vera e vitit të kaluar, tashmë është bërë virale në rrjete sociale.

Liverpooli verën e kaluar pati një turne parasezonal në Shtetet e Bashkuara, ku Klopp i kishte befasuar disa fëmijë që po punonin në kuzhinën e një hoteli në Charlotte, ku ishte akomoduar skuadra e Liverpoolit.

Klopp kishte pyetur disa fëmijë në kuzhinën e hotelit, se cilat skuadra ata i mbështesnin.

Ai priste që ata të thonin Liverpooli, por njëri e befasoi, duke i thënë “Barca”.

“Barca? Kush është Barca?”, kishte reaguar me shaka Klopp.

E kjo deklaratë e tij, tashmë është shndërruar në virale, pas fitores së mahnitshme të Liverpoolit mbrëmë,me përmbysje ndaj blaugranëve.

Liverpooli kishte pësuar humbje 3:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, për ta përmbysur Barcelonën me fitore 4:0 në ndeshjen e kthimit. /Insporti.com/