Kush është njeriu i Trabzonsporit që do ta zbresë me këmbë në tokë Donis Avdiajn?

Kombëtarja 08 Korrik 2019 15:11

Zyrtarizimi i Donis Avdijaj si futbollist i skuadrës turke, Trabzonspor është vetëm çështje orësh, shkruan Insporti.com.

Insporti gjatë ditës ka raportuar se Avdijaj sot do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me një pagë prej 250 mijë euro në sezon.

Avdijaj tash e disa muaj është pa klub që nga përjashtimi që i është bërë nga klubi holandez, Willem II.

Klubi holandez e kishte përjashtuar Avdijaj së bashku me pesë futbollistë të tjerë për shkak të thyerjes së rregullave të klubit dhe se janë kapur duke luajtur me letra (poker).

 

Megjithatë, ky është nuk problemi i parë që sulmuesi shqiptar e ka pasur gjatë karrierës së tij.

Avdijaj kishte bërë buj në futbollin evropian kur kishte nënshkruar kontratën milionëshe me gjigantin gjerman, Schalke 04. Klubi gjerman i kishte vendosur klauzolën prej 50 milionë euro kartonit të tij.

Pas nënshkrimit të kontratës ai kishte vendosur ta shpërblente vetën me një  veturë luksoze të tipit “Mercedes” dhe qysh në javën e parë e kishte shkatërruar pas një aksidenti.

Shumë shpejt Avdijaj ishte huazuar në kampionatin austriak te skuadra Sturm Graz për 18 muaj. Avdijaj nuk kishte arritur të lë gjurmë as në klubin austriak për shkak të problemeve jashtë fushës së gjelbërt.

 

Schalke kishte vendosur prapë ta huazonte por kësaj radhe në Holandë. Klubi Roda e kishte fituar garën për të marrë shërbimet e tij. Pas Rodës, ishte kthyer prapë në klubin gjerman por që nuk kishte vendosur për të rinovuar kontratën.

Related image

 

Në verën e vitit 2018, Avdijaj kishte arritur marrëveshje me Ëilliem II. Me Williem II sulmuesi 22 vjeçar filloi të gjente formën e tij më të mirë, madje fal paraqitjeve të mira ishte kthyer edhe në planet e përzgjedhësit të Kosovës, Bernard Challandes.

Megjithatë, zakonet e kishte vështirë t’i harronte edhe me klubin holandez. Gjatë kohës sa ishin në Spanjë për fazën përgatitore ai dhe pesë bashkëlojtarët e tij kishin vendosur të iknin nga hoteli në të cilin po qëndronte klubi holandez. Me të kthyer në Holandë drejtuesit e klubit vendosën fillimisht t’i suspendonin dhe më pas edhe t’i përjashtonin.

Sulmuesi 22 vjeçar në 18 paraqitje me klubin holandez ka shënuar tetë gola dhe gjashtë asistime.

Që nga 18 marsi i vitit 2019 është pa skuadër, por kjo pritje e tij do të përfundojë gjatë orëve në vijim.

Tifozët e klubit turk Trabzonspor janë tejet të lumtur për transferimin e Avdijaj në klubin e tyre. Tifozët turq duken se janë informuar për historinë e Avdijajt dhe problemet që i ka pasur gjatë karrierës së tij.

Kjo si duket nuk iu ka lënë edhe shumë përshtypje, pasi mendojnë se trajneri i klubit, Ünal Karaman do të ketë efekt pozitiv në karrierën e tij.

 

 

P

Por, kush është Ünal Karaman që pritet ta zbresë me këmbë në tokë ylli shqiptar?

Ünal Karaman është trajner aktual i Trabzonspor, i cili muaj më parë ka rinovuar kontratën edhe për dy vite tjera.

 

Karaman cilësohet si një nga trajnerët më të rreptë në futbollin turk. Po ashtu, filozofia e tij është të luajë një futboll të shpejt me krahë të fortë.

Ish futbollisti i njohur turk po ashtu ka arritur që të nxjerrë më të mirën nga futbollistët dhe iu beson talentëve.

Trabzonspor coach to sign 2-year contract

 

Karaman me Trabzonspor sezonin që shkoi përfundoi në pozitën e katërt në Superligën turke me 63 pikë të grumbulluara.

Trabzonspor është gjashtë herë fitues i titullit të kampionit. Hera e fundit ka qenë sezoni i largët 1983/84. /Insporti.com/