Kush është Shpëtim Shala, kosovari që sonte bokson për titull evropian

Sporte luftarake 13 Prill 2019 21:31

Shpëtim Shala, 33-vjeçari i lindur në Pejë, do të boksojë sot kundër gjermanit Dominic Boesel, në një meç të vlefshëm për titullin evropian EBU në kategorinë gjysmë të rëndë.

Shala, me boks kishte filluar të merrej në qytetin e tij të lindjes, duke u regjistruar në shkollën e boksit “Peja”. Ai karrierën si profesionist e kishte filluar në Gjermani.

Në boksin profesionist ka zhvilluar 26 ndeshje, ndërkaq ka një bilanc prej 23 fitoreve, 2 humbjeve e një barazimi.

Siç ka raportuar sot Insporti, Shala dhe Boesel e kanë pasur një duel më herët dhe Boesel kishte dalë fitues, mirëpo në rast se kosovari fiton sonte do të fitonte titullin në EBU, federatë ku më herët kanë qenë kampionë Luan e Haxhi Kransiqi, në kategoritë përkatëse të peshave.

Meçi do të zhvillohet në Erdgas Arena në Halle të Gjermanisë. Shala nuk ka boksuar që nga viti i kaluar dhe është autsajder në këtë duel, por, shansi që i është dhënë mund të jetë motivi që i duhet për të bërë shfaqjen e jetës së tij dhe për tu ngjitur në majat e boksit evropian.

E pabesueshme: Shpëtim Shala sonte bokson për titull evropian – këto janë detajet