Kush do ta fitojë “Këpucën a Artë”

Futboll 26 Shkurt 2018 14:01

Gara për fituesin e “Këpucës së Artë” për sezonin 2017/18, çdo javë po bëhet edhe më interesante, duke marrë parasysh se pretendentët kryesorë, janë duke shënuar pothuajse në çdo ndeshje që po paraqiten.

Çmimi për golashënuesin më të mirë të Evropës, po cilësohet si ndër më interesantet këto vitet e fundit dhe momentalisht kësaj gare po i prin sulmuesi i Tottenham, Harry Kane, i cili me golin që e shënoi dje (të dielën), në fitoren 1-0 e Tottenham ndaj Crystal Palace, ka arritur në kuotën e 24 golave dhe që baraspeshohet me 48 pikë.

Prapa tij mbeten lojtari i Lazio-s, italiani Ciro Immobile, Mohamed Salah i Liverpool dhe Edinson Cavani i PSG-së me nga 23 gola secili.

Leo Messi me dy golat që i shënoi kundër Girona-s, do të thotë se është ende në garë, pasi ka 22 gola të shënuar.

Lista e 10 golashënuesve të parë në ligat evropiane, që janë pretendent për “Këpucën e Artë” janë:   /Insporti.com

-->